Kush është Siguria Siar?
Siguria SIAR është një agjenci sigurie & shërbimesh investigative. Ndër të parat dhe të vetmet struktura të specializuara në këtë fushë në Shqipëri.
Të pozicionuar unikisht në treg, ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh profesionale që mbulojnë të gjitha dimensionet e sigurisë moderne duke filluar nga mbrojtja fizike dhe parandalimi i rreziqeve, deri te garantimi i sigurisë juridike, dixhitale dhe sociale të individëve apo bizneseve.
CIlat janë shërbimet tona?
Shërbime Ligjore
Konsulenca ligjore, siguri fizike & investigime, plotësim i dokumentacioinit & provave për në gjykatë etj.
Shërbime për Individ
Vëzhgim dhe analizë e sjelljeve te adoleshentët, investigime për tradhëti bashkëshortore, vlerësim i kushteve të mbajtjes së fëmijëve, gjetje dhe verifikim adresash etj.
Shërbime për Biznesin
Menaxhim i riskut në biznes, siguria & shëndeti në punë, infrastrukturë e mbrojtjes dixhitale, trasferim dhe mbrojtja e vlerave, vrojtim CCTV & platformat online etj.
Çfarë thonë klientët tanë për ne?
Pavarësisht të gjitha vështirësive dhe pengesave në këtë proces, ne ecim me shpresë se në sistemin gjyqësor ka ende njerëz të ndershëm. Falënderim të veçantë për kontributin tuaj në zbardhjen e dokumentuar të asaj që ne kishim kohë që dyshonim. Profesionalizmi dhe përkushtimi juaj kanë qenë jashtëzakonisht të vlefshëm në këtë situatë të vështirë.
Kur ndërmjetësuesi më propozoi punësimin e Siguria Siar shpk, isha skeptik pasi plani i ndërtuar prej jush dukej joreal, gati si film. Por u treguat të detajuar në zbatimin e tij dhe simulimi i blerjes së produktit që mbante markën time të falsifikuar, në mes të Shijakut, ishte spektakolare. Ende kam në mendje historinë që kishit ndërtuar për të tërhequr në grackë kundërshtarin tim. Jam në pritje të përfundimit të proceseve gjyqësore në Korçë, Durrës dhe në Prishtinë.
Pse duhet të zgjidhni shërbimet tona?
617+ çështje
Qindra çështje të zgjidhura gjatë një periudhe dhjetëvjeçare.
Shtrirë në Ballkan
Shtrirë në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Kosovë, Mal i Zi por edhe Spanjë e Itali.
473+ klientë
Klientë të kënaqur që rikthehen tek ne pas një pune të bërë mirë.
13 çështje gjyqësore
Asistuar dhe mbështetur me prova më tepër se 13 cështje gjyqësore